Privohen nga liria tre persona nga Tetova!

Mbrëmë gjysmë ore pas mesnate në rrugën “Kiro Ristoski” në Tetovë pjesëtarët e policisë pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë kanë privuar nga liria tre persona, raporton TV21.

Pjesëtarët e policisë gjatë kontrollit të kryer ndaj L.R 18 vjeç, H.Z 20 vjeç dhe L.M 20 vjeç të tre nga Tetova kanë gjetur marihuanë.

“Mbrëmë (16-dhjetor), gjysmë ore pas mesnate, në rrugën ,,Kiro Ristoski Drnc” në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 18- vjeçarin L.R., 20-vjeçarin H.Z. dhe 20 vjeçarin L.M., të tre nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marijuanë. Tre personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet edhe parashtresa adekuate”, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.