Anita në “Dance With Me”, Ramushit i bie ndonjëherë të ha bukë, djathë e pashtetë (VIDEO)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se çfarë ha tash pasi gruaja e tij, Anita, po merr pjesë në spektaklin “Dance With Me” në Shipëri.

Në një intervistë për Kojshia Show, ish-kryeministri tha se ushqimin shpesh ia përgatit nëna, por ndonjëherë i bie të hajë edhe ‘djathë e bukë e pashtetë’.

Ai tha se gjatë ditës nuk është në shtëpi, por shpesh edhe merr gjëra të gatshme, transmeton Klankosova.tv.