Butrint Imeri paralajmëron këngë të re, ndan edhe një sekuencë nga “Lejla”

Butrint Imeri, është njëri nga këngëtarët më të suksesshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar.

Ai nuk ndalet asnjëherë të sjellë projekte muzikore për të gjithë fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka paralajmëruar për një tjetër projekt muzikor.

“Lejla”, titullohet projekti për të cilin nuk ka dhënë detaje se kur pritet të publikohet.

Ai ka shpërndarë një sekuencë në ‘TikTok’, ku është pritur mirë nga fansat./Lajmi.net/