“Anije luftarake Ruse shko q…”/ Publikohet videoja kur trupat ukrainase fundosin anijen e famshme ruse

Një anije luftarake ruse, e ashtuquajtur e famshme u fundos nga trupat ukrainase, Nydailynews transmeton “Bota sot”.

Vasily Bykov besohet se ishte një nga anijet që hapi zjarr te 13 anëtaret e shërbimit ukrainas në fund të muajit të kaluar.

Kjo pasi kërkesës me altoparlant e trupave të armatosur që ata të dorezoheshin, iu pergjigjen me “anije luftarake Ruse shko q…”

Sipas gazetës britanike The Times, burimet ukrainase konfirmuan se ishte anija e parë në video duke pësuar më të keqen nga një përleshje me zjarr të hënën në mëngjes pranë Odessas. Audioja e atij shkëmbimi duket se regjistron një ushtar ukrainas që konfirmon një goditje të suksesshme kundër Vasily Bykov dhe një burrë tjetër duke kujtuar me gëzim frazën “Anije luftarake ruse – shko f–k yourself”.

Më 24 shkurt, trupat ukrainase në ishullin e gjarpërinjve u bënë një metaforë për rezistencën e guximshme të Ukrainës kundër ushtrisë masive të presidentit rus Vladimir Putin, kur ata në dukje zgjodhën të vdisnin në vend që të dorëzoheshin pasi municioni kishte mbaruar. Pasi anijet luftarake hapën zjarr në ishullin e vogël, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se “Të gjithë rojet kufitare vdiqën heroikisht, por nuk u dorëzuan”.