Angel Di Maria do largohet nga PSG

Argjentinasi Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint Germain.

Situata e Di Marias në Francë vazhdon të përflitet. Këtë herë sipas ‘Sport’, anësori tashmë ka marrë vendimin të largohet nga Parisi.

Arsyeja pse ‘El Fideo’ ka vendosur të largohet është mungesa e minutave edhe përkundër formës së mirë që po kalon, transmeton lajmi.net.

Ai pritet të largohet si një lojtar i lirë gjatë verës, pasi në qershor i skadon kontrata. Pas shtatë sezoneve te parisienët po i vjen fundi kohës së tij në Francë.

Di Maria ka disa oferta, por ai mund të largohet drejt ndonjë ekipi nga Argjentina.