Ancelotti thotë se merituan fitoren ndaj Atleticos, flet edhe për golin e pësuar në fund të ndeshjes

Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos ka përfunduar pa fitues ku pas 90 minutave rezultati ishte baras 1-1.

Los Blancos ishin në epërsi nga pjesa e parë me golin e Brahim Diaz, por në minutën e fundit dueli u barazua kur realizoi mesfushori spanjoll Marcos Llorente.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pas ndeshjes ka thënë se e meritonin fitoren ndaj rivalit lokal, por edhe një pikë nuk është keq.

“Ne nuk jemi të kënaqur, e merituam të fitonim. Por duhet të qëndrojmë të qetë. Një pikë është më mirë se asgjë. Ne jemi ende lider”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Ancelotti gjithashtu mbrojti qendërmbrojtësit e tij për golin e fundit të barazimit të pësuar nga Real Madrid.

“Atletico fitoi duelin ajror. Kjo është ajo. Ata kanë më shumë lartësi. Carvajal ishte shumë i mirë. Ne e merituam ta fitonim këtë lojë, pa dyshim”, deklaroi trajneri italian i Los Blancos.

Real Madridi do ta shohë këtë ndeshje si dy pikë të humbura pasi kryesoi në kohën më të madhe të ndeshjes, përpara se të pranojë golin e barazimit me rreth 90 sekonda të mbetura për të luajtur. Ndeshja në fund përfundoi 1-1.

Los Blancos tani do të përgatiten për një përballje të vështirë kundër Girona në Santiago Bernabeu javën e ardhshme.