Ancelotti jep detaje të reja se kur do të kthehet Vinicius Jr nga lëndimi

Carlo Ancelotti ka dhënë detaje të reja se kur do të kthehet Vinicius Jr nga lëndimi.

Në fakt sulmuesi brazilian ka lënë mbrapa lëndimin e disa javëve më parë dhe tani është i gatshëm 100 për qind.

Trajneri italian e ka konfirmuar se sulmuesi është rikthyer dhe se është i gatshëm 100 për qind për duelin ndaj Atletico Madrid.

Megjithatë Ancelotti nuk ka treguar nëse Vini Jr do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë apo do të inkuadrohet nga banka rezervë.

“Vini do të jetë në skuadër për Atletico. Ne do të vendosim nesër nëse ai do të startojë apo jo”.

“Ai është 100 për qind i rikuperuar. Ai nuk do të ishte në skuadër për ndeshjen e nesërme, përndryshe”, shpjegoi Carlo.

23-vjeçari u lëndua në sfidën ndaj Celta Vigos një muaj më parë. Ai ka munguar në duelet ndaj Getafes e Real Sociedad në La Liga si dhe ndaj Union Berlinit në Ligën e Kampionëve.