Skuadra e Real Madrid do të luajë sonte ndaj Valencia-s në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga. Trajneri Karlo Ançeloti ka folur për kalendrin e fortë që ka skuadra e tij në këtë periudhë dhe për mënyrën se si do t’i menaxhojë lojtarët.
“Ne nuk i zgjedhim ndeshjet tona, pasi në këtë klub nuk është e mundur që t’i zgjedhjim ndeshjet. Gjithsesi, do të karikojmë lojtarët në mënyrën e duhur për të qenë gati. Kjo është e nevojshme”, tha trajneri italian.
“Do ta bëjmë këtë gjë, pasi kalendari që kemi përpara është i tmerrshëm, i jashtëzakonshëm. Së shpejti nis edhe Liga e Kampionëve, andaj duhet një menaxhim më i mirë i skuadrës”, tha Karlo Ançeloti.