Sali: Jam i gatshëm të largohem për të mirën e partisë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, i pyetur nëse është i gatshëm të lëre pozicionin që ka si ministër, ai u përgjigj se nëse i kërkohet nga partia një gjë e tillë ai do të ishte i gatshëm ta bënte. Ai tha se për dallim nga parti të tjera, te Alternativa nuk ka vende fikse për njerëz fiks.
“Nuk duhet të jetë diskutabile pozita ime si ministër. Jam i gatshëm të largohem për interesat e partisë. Ndërrimi i emrave është normal. Për dallim nga partitë e tjera, te ne nuk insistohet që një person të mbajë patjetër një post pune këtu apo atje.”- tha Sali.