Analisti nga Amerika me kritika të ashpëra për Abazoviqin, Ramën e Çitakun: Ky është shqiptari që ndërton “URA” ruse e serbe!

Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka komentuar qëndrimet e Dritan Abazoviqit, Edi Ramës, Vlora Çitakut e Ramush Haradinaj.

Bekteshi kritikoi ashpër Abazoviqin për qëndrimet pro serbe. Ai e cilësoi si krye spiun serb që ka ardhur në atë pozitë me një qëllim, të serbizoj Malin e Zi.

“Abazoviqi është krye spiuni serb që ka ardhur në atë pozitë me një qëllim, të serbizoj Malin e Zi, dhe të shkatërrojë qenien shqiptare të rralluar në këtë shtet. Është po ky renegat që Skënderbeun e ‘shndërroi’ në serb, ky, që përgatiti dhe sponsoroi paradën e popëve në Cetinë dhe ua mundësoi që te këndojnë këngët fashiste të priftërinjve “Kur ushtria në Kosovë të kthehet” derisa ai qëndronte gatitu”, shkroi në Facebook Bekteshi, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, analisti nga Amerika ka kritikuar ashpër Edi Ramës për qëndrimet e tij proserbe, Ramush Haradinaj për skandalet e keqpërdorimeve dhe Vlora Çitakun për qëndrimet ndaj “Ballkanit të Hapur”.

Postimi i plotë

Cicërima e lehje në kohë vdekjesh

Dritan Abazoviq: Është “i zog shqiptari” që ndërton “URA” ruse e serbe, ndërton çerdhe çetnikësh dhe instalon kambana kishash serbe në tokën e Malit të Zi. Abazoviqi është krye spiuni serb që ka ardhur në atë pozitë me një qëllim, të serbizoj Malin e Zi, dhe të shkatërrojë qenien shqiptare të rralluar në këtë shtet. Është po ky renegat që Skënderbeun e ‘shndërroi’ në serb, ky, që përgatiti dhe sponsoroi paradën e popëve në Cetinë dhe ua mundësoi që te këndojnë këngët fashiste të priftërinjve “Kur ushtria në Kosove të kthehet” derisa ai qëndronte gatitu. Dritani është një Edi i Riu i Crna Gores.

Edi Rama: Fjalët e Ramës vazhdojnë të jenë helm për Kosovën dhe mjaltë për Serbinë e MV. Ai me kokëfortësinë e tij prej guri vazhdon të kritikojë politikanët e Kosovës “se tani me vite politikën e jashtme e trajtojnë si të brendshme dhe atë të brendshmen si të jashtme, se Kosova vazhdon të humb besimin te ndërkombëtarët…” Por, Rama hesht kur Priftërinjtë serb i këndojnë ushtrisë që të marshoj në Kosovë, hesht kur i heqin bilbordet e Dua Lipës në Beograd. Rama vazhdon të kritikoj Kosovën në përkrahje të Serbisë, vazhdon te kritikoje Bullgarinë në përkrahje të Maqedonisë së Veriut, por ky Rama i Ziu asnjëherë nuk kritikoi MV për shkeljen sistematike të të drejtave të shqiptareve etnik, dhe kurrë si dërgoi asnjë notë proteste Vuciqit për keqtrajtimin e shqiptarëve në Luginë.

Ramush Haradinaj: Në kohë pandemie është goxha aktiv, ai edhe më herët së bashku me HTH u endën pasmesnate dhe ia siguruan Hotit votat, por qeveria ra shpejtë, derisa Hashimi e tradhtoi duke e lënë të vetëm. Në vazhdim të pandemisë Ramushi kërkon dorëheqjen e Kryeministrit. Është për tu çuditur si një komandant, ndër me trimat në luftë, që familja e tij i fali Kosovës aq shumë, dhe për shkak këtyre të bëmave ne hezitojmë fort që ta vëmë në spikamë Ramushin, por ja që veprat e tij në paqe po e tradhtojnë, e tradhton edhe gjuha e vet edhe lakmia edhe pazarllëqet.

Vlora Çitaku: Duke iu referuar ‘minishengen-it të ri’, ajo tha se këtë iniciativë e sheh si një projekt të padëmshëm. Në vazhdim ajo thotë: “me thënë që Edi Rama është tradhtar, është absurde. Unë nuk mendoj që ka tradhtar mes nesh. Sot është edhe e pamundur me pas tradhtarë sepse çdo gjë vërehet lehtë. Është absurde të mendohet. As Albin Kurti nuk është tradhtar.”

Pra ambasadorja e thotë me fjalë të veta, dhe këtu shihet qëndrimi i saj për ‘minishengenin e ri’ dhe për mbrojtjen që ia jep Ramës sepse ai nuk n’a qenka tradhtar duke e krahasuar me Kurtin. Vlora nuk mund të shkurorëzohet nga e kaluara dhe shkeljet 20 vjeçare, pasi ka qenë edhe vetë pjesë e asaj nomenklature. Vlora, dhe bashkë partiakët e saj asnjëherë nuk e patën guximin qytetar t’a kundërshtojnë HTH kur kërkonte këmbim territoresh. Por, ‘Lolës’ më shumë i ka hije kur flet për futboll, sepse e bënë me pasion e nur, por, edhe politikës me disiplinë e zgjuarsi po ashtu ia ka pa hajrin ‘big times’.

Lumir Abdixhiku: Është një politikan që befason për pjekuri dhe deklarata të matura duke mos u përpjekur të përfitoj nga tragjedia në kohë pandemie. Kritikon me vend pozitën por njëkohësisht duke kërkuar angazhim të tërë spektrit politik që së bashku ti kundërvihen mortajës së padukshme. Më pëlqeu ideja e tij për shkurtim të fushatës zgjedhore. Ai partinë e gjet në kaos por edhe pranë rezistencës së brendshme ai e ka sjell partinë në një stad të lakmueshëm. Zgjedhjet lokale do të jenë një barometër edhe për LDK-në e reformuar. Si duket Lumiri e shkurorëzoi pëfundimisht LDK-në nga vasaliteti me PDK-në dhe kryesia e saj është me e konsoliduar. Lumiri do të ishte kryetar i mirë për Prishtinën por ja që modestia e tij ia lëshoi vendin njërit më pak të kualifikuar se Lumiri.

Donika Gërvalla: Sot shtypi shkruan; “MPJ ka ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë. Huqje Gërvalla kishte bërë edhe kohë më parë kur kishte pasur një takim me Stoltenbergun, duke ngatërruar flamurin e NATO-s me atë të OKB-së.” Donika më mirë i bënë punët e mëdha se ato të voglat. Këta njerëz të papërgatitur Donika duhet ti largoj një ditë e më parë.

Endrit Thaçi: “Endrit, mos shih ëndrra, Hashimi do të rri gjatë në Hagë!” është titulli i një shkrimi të mirë, por i sakatuar kur merret me djalin e Hashim Thaçit bile në mes tjerash duke thënë:” Shembull i keq i një djali të paedukuar…”! Ky krahasim s’është as real e as njerëzor, lëreni rehat djalin, ai s’ka kurrfarë faji, bile ai le përshtypje se është pika e djalit.

Disa politikanë Kosovën vazhdojnë ta trajtojnë si një “Glass Managerie”, si ajo e famshmja dramë e Tenisi Ulliams-it që përfaqëson diçka si shumë të bukur dhe shumë të brishtë që ti mbijetoj realitetit të vrazhdë. Por mësimi i vërtetë i kësaj drame është domosdoshmëria e të jetuarit në botën reale e pa iluzione. Por, ku qëndrojnë politikanët tanë sot.