14 viktima nga zjarri, nuk ka punonjës shëndetësor

Nga Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave, theksojnë se nga zjarri i shpërthyer në Covid-Qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 pacientë.

“Ministria e Shëndetësisë, informon se në zjarrin që shpërtheu në Covid-Qendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona. Në Covid-Qendrën në kohën kur ka shpërthyer zjarri ka pasur 26 pacientë, 12 pacientët e tjerë po trajtohen në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga personeli mjekësor, disa me lëndime të lehta, thonë nga Ministria e Shëndetësisë”, transmeton TV21.