Amir Rrahamani rikuperohet, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme

Amir Rrahmani është rikthyer nga lëndimi dhe ftohet për ndeshjen e ardhshme të Napolit ndaj Crotones.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës ka lënë prapa lëndimet e tij dhe është rikthyer me ekipin, raporton lajmi.net.

Rrahmani nuk arriti që të grumbullohej me kombëtare dhe kësisoj vazhdoi rikuperimin e tij.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, e ka ftuar lojtarin në sfidën që Napoli do ta zhvillojë me Crotonen nga ora 15:00.Në këtë sezon, Rrahmani ka 13 paraqitje me klubin e Napolit.