Amdi Bajrami i shtrirë në spital, i amputohet këmba

Deputeti dhe kryetari i Partisë Rome, Amdi Bajram është i shtrirë në spital, pasi që i është amputuar njëra këmbë. Siç mësohet heqja kirurgjike e kësaj gjymtyre të trupit është bërë në një nga spitalet e Shkupit, përcjell INA.

Deputeti Bajram ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se është mirë.
“Kam pasur amputim të njërës këmbë, por do të vendosi protezë. Po mendoj që të kthehet edhe në politikë. Tani më duhet pak kohë që të shërohem, por do të kthehem”, theksoi Bajram për portalin Skopje1.

Deputeti i Lidhjes Rome është aktiv në politikë që nga viti 1991 dhe se ai çdoherë ka qenë pjesë e koalicioneve qeveritare në Maqedoninë e Veriut.