Ambasadorja gjermane flet për gazetën Lajm lidhur me “pesë milionë vaksinat” e Artan Grubit!

Zëvendës kryeministri, Artan Grubi, habiti opinionin kur para dy netëve deklaroi se ditë për ditë po i ofrohen vaksina kundër Koronavirusit.
Nga kjo deklaratë e Grubit si duket janë të habitur edhe në ambasadën gjermane në Shkup.
E pyetur për koment nga gazeta Lajm lidhur me “pesë milion vaksinat e Grubit”, ambasadorja gjermane Anke Holstein u përgjigj shkurt: “Ambasada nuk posedon një informacion të tillë…”.
Në emisionin “Klik Plus” në Tv21, Grubi tha se “sot” më kanë ofruar 5 milionë vaksina nga Gjermania, duke habitur edhe udhëheqësin e emisionit, i cili nga Grubi kërkoi, seriozitet më të madh.
“Këto janë muhabete, unë nuk po ju ves për muhabet po ju ves si funksionon shteti”, ndërhyni udhëheqësi Fatmir Aliu.
Ekspertët e kosultuar nga gazeta Lajm, vlerësojnë se po të kemi gjyqësor të pavarur në Maqedoninë e Veriut, me deklaratën e Grubit duhet të merret edhe prokuroria.
“Duhet të thirret Artan Grubi të tregojë se kush i ka ofruar dhe si i ka ofruar. Nëse oferta ka qenë serioze, kjo duket të jetë kontrabandë me vaksina”, kanë komentuar disa ekspertë jurdikë të konsultuar nga Lajm.