Ambasadori ukrainas: Disa negociata janë duke u zhvilluar për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi

Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar thotë se disa negociata janë duke u zhvilluar për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, e cila u rrëzua verën e kaluar.

Ai është shprehur se kjo nismë e grupit nuk po funksionon për momentin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Fatkeqësisht, kjo nismë e grurit nuk po funksionon për momentin, megjithëse negociatat e caktuara janë duke vazhduar për të gjetur një format për ndihmën e mundshme nga partnerët ndërkombëtarë për Ukrainën”, ka thënë Bodnar.

Kjo marrëveshje e kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës në Detin e Zi.