Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kosnett uron qeverinë Kurti

Pas votimit të qeverisë së re të Kosovës në krye me Albin Kurtin kryeministër, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Kosnett ka uruar formimin e Qeverisë së re, duke shtuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e reja.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të bashkëpunoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett.