Allegri konfirmon se McKennie ka humbur pjesën tjetër të sezonit

Weston McKennie do të humbasë pjesën tjetër të sezonit te Juventusi, pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një thyerje e këmbës.

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Massimiliano Allegri e konfirmoi lajmin pasi skuadra e tij mposhti Spezian 1-0 të dielën mbrëma.

“Sezoni ka përfunduar për Weston për shkak të lëndimit të tij. Ai do të kthehet sezonin e ardhshëm”, deklaroi strategu toskan për DAZN.

McKennie, i cili gjithashtu do të mungojë në tre ndeshjet vendimtare të kualifikimeve të Kupës së Botës në tre finales e Amerikës, u dëmtua gjatë barazimit 1-1 të Juves në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve me Villarrealin muajin e kaluar.

Më 24 shkurt, Juventus lëshoi këtë deklaratë: “Weston McKennie iu nënshtrua testeve të mëtejshme mjekësore, të cilët konfirmuan praninë e një frakture të përbërë të kockav metatarsal të dytë dhe të tretë të këmbës së tij të majtë”.

“Koha fillestare e rikuperimit pritet të jetë afërsisht tetë javë”.

McKennie, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, u paraqit 28 herë për klubin këtë sezon, duke shënuar katër gola.