Allegri i kënaqur me Moratan pas fitores ndaj Spezias

Juventusi ka vazhduar me formë shumë të mirë në Serie A, teksa ka mposhtur Spezian me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë goli i spanjollit Alvaro Morata vendimtar që Zonja e Vjetër t’i fitojë tri pikët në këtë sfidë.

Pas fitore trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se nuk ka qenë një lojë e e lehtë, teksa ka mbetur i kënaqur edhe me Alvaro Moratan.

“Është e rëndësishme për sulmuesit, jam i kënaqur me golin dhe paraqitjen. Sot, pas kaq shumë ndeshjesh me të njëjtët lojtarë, gjithçka që duhet të bëjmë është të urojmë djemtë”.

“Nuk ishte e lehtë për të fituar. Për herë të parë jemi matematikisht të katërtët në renditje. Në pjesën e parë duhej mbyllur ndeshja, në të dytën ishte normale që do të vuanim pak”, u shpreh Allegri.

Juventus pas 28 xhirove e sheh vetën në pozitën e katërt në tabelë me 53 pikë, gjashtë më shumë se Roma në vendin e pestë dhe shtatë më pak se lideri Milan.

Ndeshjen e ardhshme Zonja e Vjetër do ta zhvilloj në udhëtim te Sampdoria ku kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat.