Kim Kardashian tregon linjat tërheqëse në kostumin “Balenciaga” të bërë me shirita ngjitës gjatë paraqitjes në Javën e Modës në Paris

Kim Kardashian është ligjërisht beqare dhe po me shijon këtë në maksimum.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i shfaqi edhe një herë tjetër linjat e saj teksa doli në sfilatën e Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris të dielën (6 mars).

Kardashian, 41 vjeç, kishte veshur një kostume të bërë nga shirita me ngjyrë të verdhë dhe me emrin e markës së modës.

Foto: Frat

Ajo e kompletoi ‘look’-un me çantën Hourglass të Balenciaga-s (e stolisur gjithashtu me shirit) dhe syze dielli të zeza.

Veshja e Kardashian bëri “një tingull ngjitës” kur ecte , sipas drejtoreshës së modës dhe kritikes së New York Times, Vanessa Friedman, e cila ishte në qendrën e ekspozitës Le Bourget për ngjarjen.

“Kam frikë se do të shqyhet kur të ulem”, kishte thënë Kardashian, sipas Friedman, shkruan PageSix.

Foto: Frat

Kjo dalje vjen vetëm disa ditë pasi një gjykatës i Los Angeles e shpalli Kardashian ligjërisht beqare nga Kanye West dhe riktheu emrin e saj nga “Kim Kardashian West” në “Kim Kardashian”.

Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West, 44, në shkurt 2021. Ata kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Themeluesi i Skims u shfaq në seancën dëgjimore të së mërkurës përmes video-konferencës, ku një gjykatës i bëri asaj disa pyetje nën betim.

“Pasi gjykatësi lexoi pyetjet dhe i tha asaj se tani e ka kthyer statusin e saj beqare, Kim buzëqeshi”,  tha një burim për Page Six.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kardashian që atëherë ka vazhduar romancën me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson.

West, ndërkohë, ka qenë i lidhur me disa gra që nga paraqitja e divorcit të ish-it, duke përfshirë modelen Vinetria, aktoren Julia Fox dhe së fundi Chaney Jones që ka ngjashmëri të madhe me Kardashian.