Aliti: Le të mos harrohet kurrë çmimi që pagoi populli shqiptar

Njëri nga prijësit e luftës së UÇK-së në Maqdoni, Rafis Aliti gjatë tubimit në marshin protesues në Shkup, tha se gjykatën në Hagë jo rastësisht populli jonë e ka pagëzuar si gjykatë të turpit.

Aliti drejtoi akuza të drejtpërdrejta ndaj siç tha ai rekrutimit të dëshmitarëve nga Serbia dhe prokurorit Smith për të dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së.

‘’Besimi i shqiptarëve tek ndëkombëtarët është shndërruar në zhgënjim të madh dhe ndjehen të tradhëtuar’’, theksoi Aliti.

Ai kujtoi se Kosova ka bërë shumë deri tek arritja e pavarësisë.
‘’Le të mos harrohet kurrë çmimi që pagoi populli shqiptar, mbi 15 mijë shqiptarë të vrarë, mbi 110 mijë shqiptarë të dënuar dhe të burgosur dhe mbi një milion shqiptarë të dëbuar nga Kosova’’, tha Aliti

Ai theksoi faktin se, shumë kriminelë serb nuk u përballën me drejtësinë.
Rafis Aliti tha më tej se, përballë kësaj situate, institucionbet e Kosovës si dhe subjektet politike kudo në hapësirat shqiptare, nuk duhet të rrinë duarkryq.

Sipas Alitit kjo gjykatë mori vendime të padrejta dhe me këtë shtoi ai, duhet të kërkohet tërheqja e mbështetjes.
‘’Vendimet e kësaj gjykate të turpit kanë inkurajuar individë dhe subjekte për ndryshme politike edhe në Maqedoni për të ndryshuar ligje nga Marrëveshja e Ohrit’’, tha Aliti.