Ali Ahmeti: Unë vij nga populli! (Video)

Zv.kryeministri i parë Artan Grubi sot ka deklaruar se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por populli ka nevojë për Ali Ahmetin. Kjo deklaratë e Grubit ka shkaktuar reagime të shumta nëpër rrjetet sociale, ndërsa është publikuar edhe një video e vjetër e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili disa vite më parë, në një tubim elektoral kishte deklaruar se vjen nga populli.

“Unë vij nga populli, unë vij nga shtresa juaj. Unë vij nga ata që kanë lidhur plagë, unë vij nga ata që kanë hequr plumba nga shtati. Po t’i flasim popullit me atë gjuhë që flet dhe ajo gjuhë të shoqërohet me vepra konkrete”, ishte shprehur Ali Ahmeti në një tubim parazgjedhor, vite më parë.