Në kongresin e sotëm të BDI-së pritet që përfundimisht të ndahen rrugët e Ali Ahmetit me Hazbi Likën, shkruan gazeta Slloboden Peçat. Sipas kësaj gazete, Likës do ti ofrohet post i ulët partiak që nuk përputhet me kapacitetin e tij politik, të cilin ai me siguri do ta refuzojë. Ahmeti e largon Likën për shkak të mosdurimit të tij me Musa Xhaferin, i cili pritet të mbetet kadroviku kryesor në parti edhe pse nuk do të mbajë ndonjë post të rëndësishëm, transmeton Gazeta Lajm. Kongresi i BDI-së mbahet sot në ora 16 në sallën e sporteve Kale, që është shumë më e vogël se salla Boris Trajkovski, ku BDI shpeshherë mbante evenimente në të kaluarën. Burime brendapartiake thonë se kjo me siguri është nga frika se nuk do të kenë pjesëmarrës të mjaftueshem për të mbushur sallën. Me pretendime të mëdha në këtë kongres sipas gazetes SP paraqitet edhe Artan Grubi, i cili pretendon për post të sekretarit të përgjithshëm.
Lajme Ali Ahmeti sot “ndahet” nga Hazbi Lika, mbetet me Musa Xhaferin dhe...