Ali Ahmeti para biznesmenëve iku koha kur na thonin çobana, tash jemi shtetdrejtues

Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti takoi biznismetët e zonës industriale duke u thënë se nuk çuditet se si kryetari i Çuçer Sandevës diskriminon shqiptarët për shitjen e tokave, raporton TV21.

Ai thotë se gjërat kanë ndryshuar dhe se shqiptarët janë shtet-formues. Ka shtuar se gjërat kanë ndryshuar tash emrat e kompanive janë dygjuhësore.

Ahmeti ka përmendur edhe bombat të cilat janë publikuar kundër funksionarëve të BDI-së dhe ka pyetur se përse nuk janë publikuar bombat e funksionarëve të partive tjera.