Ali Ahmeti me përgjigje ndaj Zaevit, ‘Do ju thahet gëzimi në buzë’

As Zaevi e as të tjerët nuk do ta kenë kënaqësinë ta shohin BDlnë në opozitë. Do të ju thahet gëzimi në buzë më 15 korrik, tha lideri I BDlsë, Ali Ahmeti në Debate Zgjedhore.

Sipas tij, të tjerët nuk duan që ta çojnë në opozitë BDlnë por duan të çojnë në opozitë shqiptarët.

Nuk është çështja BDl për ta çuar në opozitë, këta kërkojnë shqiptarët t’i çojnë në opozitë, akoma ëndërrojnë shqiptarët sharraxhi, akoma shqiptarët t’i shohin mbledhës të plehrave dhe jo në majë të pushtetit që kanë drejtuar me sukses për 18 vite”, deklaroi kryetari i BDlsë, Ali Ahmeti.

Deklaratën për shkëmbim deputetësh të liderit të socialdemokratëve Zoran Zaev me Hristijan Mickoskin vetëm për të mos pranuar kushtëzime nga BDl për kryeministër shqiptar, Ahmeti e konsideron të rrezikshme dhe ndezje zjarri.