Ali Ahmeti, lojtar i autogolave, i “pjekur” për të garuar në ligën e dytë!

Xheladin Ismaili

Ali Ahmeti bashkë me Nikolla Gruevskin para katër viteve e humbën lojën kundër shqiptarëve në futboll. Tani qenka transferuar në hendboll. Me shpresë se do të ketë rezultat. Kot e ka!
Ali Ahmeti dhe ekipi i tij, (që herë quhet “Pobeda” e herë “Prerodba”), asnjëherë më nuk do të mund tu shënojë gola shqiptarëve. Ka kaluar ajo kohë. Ashtu siç humbi në vitin 2016, do të humbë edhe tani. Me të vetmin dallim që fitorja e shqiptarëve kundër Ali Ahmetit dhe ekipit të tij tani do të jetë shumë më e madhe.
Ali Ahmeti mund t’i shënojë autogola ekipit të vet, por ekipit shqiptar as mos të shpresojë. Pas 15 korrikut le të bëhen gati të garojnë në ligën e dytë. Në ligë të parë mund të kthehen sërish vetëm kur ta ndërrojnë trajnerin (Musa Xhaferin).