Von der Leyen: 4,9 miliardë euro për vaksina, teste dhe trajtime për koronavirus

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka njoftuar një angazhim të ri prej 4,9 miliardë eurosh për qasje universale për çështje e vaksinimit, testet dhe trajtimet e koronavirusit.

“Ne do t’i japim fund kësaj pandemie vetëm kur ajo të mbarojë kudo”, deklaroi ajo në lidhje me mbledhjen e fondeve për vaksinën, testet dhe trajtimet për koronavirusin.

”Samiti online ‘Global Goal, Unite for our Future’, i organizuar nga Komisioni Europian dhe ‘Global Citizen’ arritën të mbledhin 6,15 miliardë euro fonde shtesë për të ndihmuar në zhvillimin dhe sigurimin e një aksesi për vaksinimin, testet dhe trajtimet e koronavirusit”,. deklaroi Komisioni Europian në një shënim.

Fondet e mbledhura gjithashtu do të mbështesin rimëkëmbjen ekonomike në rajonet dhe komunitetet më të brishta.

“Kemi arritur një shumë të jashtëzakonshme, është e jashtëzakonshme falë të gjithëve,” theksoi presidentja von der Leyen.