Huk: Duhet të vazhdojë embargoja e armëve për Iranin

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-s për Iranin, Brajan Huk, deklaroi se embargoja e armëve duhet të mbetet në fuqi për “regjimet e dhunshme” dhe “organizatat terroriste” në mbarë botën për të mos filluar blerjen e armëve nga Teherani.

– Advertisement –

Ai shtoi se bota duhet të injorojë kërcënimet nga Irani në shenjë hakmarrjeje nëse do të vazhdojë embargoja e armëve mbi Iranin, e cila skadon më 18 tetor.

– Advertisement –

Huk i quajti kërcënime të tilla “taktika mafioze”.

Për shkak të embargos, Irani nuk mund të blejë aeroplanët ushtarakë, tanke, anije luftarake dhe armë të tjera. Por, Huk pretendon se Irani po kontrabandon armë në zonat e luftës në të gjithë botën.

– Advertisement –

“Nëse lejojmë që embargoja të skadojë, ne mund të jemi të sigurt se Irani do të bëjë atë që bën sot në errësirë”, theksoi Huk.

SHBA-ja i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të vendosin embargo të përhershme të armëve për Iranin, por këtë e kundërshton Rusia./MIA