“Alfa”, katër muaj pritje për fillimin e rigjykimit të rastit (VIDEO)

Të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Alfa” Rexhail Qerimi dhe Agim Islami prej katërmujash presin që në Gjykatën Themelore të Shkupit të nis procedimi i kësaj çështje nga fillimi, pas vendimit që mori Gjykata e Apelit në fillim të këtij viti për rigjykimin e lëndës, shkruan gazeta LAJM.

"Alfa", katër muaj pritje për fillimin e rigjykimit të rastit (VIDEO)

"Alfa", katër muaj pritje për fillimin e rigjykimit të rastit (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Wednesday, June 3, 2020

“Presim që të rifillojë rigjykimi i rastit Alfat, të merret vendimi prej gjykatës themelore. Është dasht të bëhet para një jave apo dy kur ka filluar të funskionojë gjykata. Por kjo mund të ndodh ndoshta nesër ose pasnesër. Nuk është një procedurë që kërkon kohë, lënda është zyrtarisht në shkallën e parë, në gjykatën themelore dhe pritet të merret vendimi. Të thirret seancë, të merret vendimi dhe të burgosir të lirohen”, tha Ramiz Dauti, dëshmitar në rastin “Alfa”.

Zvarritja e procesit për rishqyrtimin e çështjes nga shkalla e parë, sipas dëshmitarit të këtij rasti, Ramiz Dauti, ka ndodhur për shkak të pandemisë e cila kishte bllokuar punën e institucioneve. Ai pret që pas rifillimit me punë të gjykatave, së shpejti të nis procedimi i lëndës dhe të burgosit të mund të mbrohen në liri.

“Të merret parasysh rasti si ka ndodh, të lirohen të pafajshmit, sepse nëse vazhdon kështu rasti atëherë, ka problem. Unë kam qenë i arrestuar si agimi, ai është në burg unë jam jashtë. Kjo dëshmon më shumë për pafajësinë e atij që është në burg”, tha Ramiz Dauti, dëshmitar në rastin “Alfa”.

Pas 12 viteve pritje, Dauti thotë se ka ardhur koha që të zbardhet e vertetë për rastin e montuar “Alfa”.

“Kemi prit 12 vite drejtësi do t’i shfrytëzojmë të gjitha instancat institucionet ligjore që na takojnë neve si qytetarë dhe është shumë e rëndësishme që kthim pas nuk ka në këtë process. Të gjithë ata që kanë premtuar për zbardhjen e rastit, posacësrisht BDI dhe LSDM ne presim që premtimin ta cojnë deri në fund. Përndryshe ne nuk heshtim dhe nuk do të ndalemi do ti shfrytëzojmë të gjitha të drejtat ligjore”, tha Ramiz Dauti, dëshmitar në rastin “Alfa”.

Të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, Rexhail Qerimi dhe Agim Islami ngarkohen për vrasjen e një polici dhe plasogjen e dy të tjerëve më 26 nëntor të vitit 2008, që kishte ndodhur në afërsi të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre dhe e kanë quajtur gjithë procesin të montuar./ Albion Memeti, Amir Idrizi – Gazeta LAJM