Albini pengesë për etablimin e arkitekturës së sigurisë rajonale të bazuar mbi gangsterizmin

Shkruan: Arsim Zekolli

“Nuk besoj më se presioni mbi Albinin eshte që të leshoj pe për Asociacionin dhe t’ua bëj qefin Serbise dhe sërbëve. Me shume besoj se Asociacioni eshte shndërruar në instrument dhe ndihmë opozites, per te rrenuar Albinin, bazuar mbi: “nuk e mbajti fjalen”.

Albini, tani eshte më se e qarte, eshte shndërruar në pengesen më të madhe të etablimit të “arkitektures së sigurisë rajonale të bazur mbi gangsterizëm”.

Trajtimi i tij, nga BE-ja dhe ShBA-të, duhet t’i shqetesojë gjeneratat e reja jo vetem shqiptare, por edhe ato rajonale, përfshi ketu edhe vete Serbine. Motivi per gjithe kete mllef nga ShBA, BE me terminologji brutale ndaj Albinit, shpjegohet lehte nese shohim zerin perkdheles, butanak, lavderues, qe perendimoret perdorin per Vuciqin, Ramën, Ahmetin, Abazoviqin. Keta jane modeli i preferuar i “reofrmisteve modernistë të ri”.

Veni re se si mediat serbe pernjehere humben apetitin per te sulmuar Hashimin, Ramushin. Ndersa mediat ne Kosove dhe Shqiperi, ka kohe qe as nuk permendin, lere te sulmojne Aleksander Vucicin.

Albini nuk eshte çeshtje etnike, por etike. Dhe kjo dëmton syte e diplomateve dhe elitave te tyre gangstere. Pasiqë Albini eshte kercenim per qasjen: “zgjidhje te lehta per çeshtje komplekse” dhe filozofine diplomatie perendimore se “sherifat e luftes merren me lehte vesh mes veti”.

Albini nuk eshte kercenim per paqen.
Sulmuesit ndaj tij jane kercenimi per lufterat qe do te pasojne”.

* Tekst i marrë nga profili i ambasadorit Arsim Zekolli