Albina Kelmendi paralajmëron bashkëpunimin me Taulant Bajraliun

Këngëtarja e njohur shqiptare Albina Kelmendi dhe kolegu i saj këngëtar Taulant Bajraliu kanë bashkuar idetë për një bashkëpunim.

Ishte Albina ajo e cila e ka treguar këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

“Se shpejti kanga e re me kolegun tim, Taulant Bajraliu”, ka shkruar ajo pranë fotografisë së postuar.

Kjo nuk është hera e parë që ata kanë sjell projekte muzikore së bashku, të cilat edhe janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku.