Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot ka filluar të mbajë seancën e radhës me 40 minuta vonesë për shkak se kishte për të filluar në ora 10:00.

Janë tre seanca plenare që do të mbahen – dy të lëna në gjysmë më parë dhe një do të jetë e re, transmeton Klan Kosova.

Vazhdimi i seancave do të jetë për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për votimin e propozim rezolutës së Kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun.

Kurse seanca e re ka të bëjë me kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria.