Albin Kurti ndërron stilin, këto janë fjalët e floktarit të tij

Berberi i Albin Kurti, para pak minutash ka publikuar një foto me të.

“Diçka nga nata e kaluar”, dhe se “ndihen festiv” ka shkruar Armend Gashi përkrah fotos.

Kurtin nuk jemi mësuar ta shohim duke ndryshuar stil sepse ai gjithmonë është paraqitur me stilin e njëjtë.

Në bazë të fotos duket se Albin Kurti ka filluar festën për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm ndaj partive tjera në Kosovë.