Albin, Çka dreqin fole n’Bruksel bre, që janë çu mahallat n’kamë

Çun Lajçi

Albin
Çka dreqin fole n’Bruksel bre, që janë çu mahallat n’kamë e s’po lanë gja pa thanë?!
Po m’duket si n’filmat e Adem Mikullovcit, me ata Rexhepovitët e Mahmutovitët.
Kan mësy prej Vranjevcit nji palë, e tjetra prej Marigonës, me t’nxanë të Hani i Dilit e me la lesh n’ty!
A fole mirë a keq?
Kallxona sa s’kanë mbrri të xhamia e Llapit, se as Kimetja me iu hi dermjet, s’ka me mujtë me t’shpëtu!
Dikush po thotë ke ba hajgare me Vuçiqin
Dikush po thotë me Kosovën ke lujt Rulet!
Ishalla s’je tranu?
Kallxona çka ke dashtë me thanë, se ti bre djalë i ke fjalët me kod, e propozimet që ia bane Vuçiqit s’po ti kupton mileti!
Ramushit kurgja s’i paka pëlqy se kurgja s’paska kuptu!?
Fol shqip bre, se këta po dun me ditë a na njofti a jo? Për t’jerat shosh!
Ishalla Kimetja i pajton Rexhepovitët e Mahmutovitët, se ata nuse po lypin, e s’bahet nami të xhamia e llapit, se mbesin xhemati pa e falë drekën!