Albani poston foto të rrallë nga fëmijëria me Trixën

Beatrix Ramosaj është njëra ndër personazhet më të komentuara qysh nga lidhja e saj e krijuar brenda “BBV” me Donald Veshaj.

Së fundi ajo është bërë nostalgjike teksa ka postuar një foto nga fëmijëria e saj, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj, edhe Albani, ka publikuar një foto nga fëmijëria, ku shihet krah Trixës.

Trixa dhe Albani kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Këtë e ka thënë shumë herë këngëtarja, ku ka treguar se mbështetja më e madhe e saj është Albani dhe nëna e saj./Lajmi.net/