Alban Skënderaj ka ndarë me ndjekësit një foto bashkë me vajzën Ameli.
Alban Skënderaj ia dedikoi disa fjalë të ëmbla vogëlushes së tij, Ameli, shkruan lajmi.net.
Ai publikoi një imazh, në të cilin u shfaq pranë vajzës, të cilës ia kushtoi disa nga vargjet e këngës “Dhurata”.
“Dhe mbollëm një rreze diku të shkëlqejë sot një Diell i vërtetë”, ka shkruar kantautori.
Kujtojmë se Alban Skënderaj vitin 2019 po e përmbyll me shumë suksese, ndërsa po pret që të bëhet baba për herë të dytë.