PDSH është më afër koalicionimit me LSDM-në sesa me partitë politike shqiptare. Kështu deklaroi kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të partisë. Thaçi tha se është i pamundur një koalicionim me Lëvizjen BESA dhe me Aleancën për Shqiptarët, duke potencuar se në zgjedhjet e ardhshme do të luftojë për ti fituar ata.
Unë nuk bëj pjesë në grupin e politikanëve që sillen me oportunizëm. Situatat janë shumë më të qarta, pas asaj që kemi punuar me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së ne shohim gatishmëri shumë më të madhe tek ai që të bisedojmë të gjitha temat të cilat janë të hapura. Pa eliminuar meritat e kryeministrit Zaev për de bllokimin e procesit integrues dhe mendojmë shumë më afër jemi që të bisedojmë edhe më tutje edhe me kryeministrin edhe me LSDM-në- tha Menduh Thaçi, PDSH.