Alba nga pushimet ‘ngacmon’ Blerandon

Bukuroshja e Big Brother VIP 2, Alba Vukaj po shijon pushimet në Meksikë.

Atje, ajo është me prindërit, motrën dhe vëllezërit teksa është duke u treguar aktive në rrjete sociale, duke ndarë në vazhdimësi copëza nga ky trip familjar.

E sigurisht, që edhe asaj si të gjithë banorëve të tjerë, ende nuk i është ndarë ‘shpirti’ plotësisht nga aventura që kanë kaluar.

Petullat i kanë risjellë në vëmendje një person specifik.

Fjala është për Blerandon.

Alba ka pyetur ndjekësit se a quhen petulla apo keksa.

Fansat kanë qenë të shpejtë për të kujtuar se kjo i referohet një situate në kuzhinë me Blerandon gjatë shtëpisë.

Duket se Alba ende nuk e ka harruar Blerandon dhe bisedat me të teksa raporti i tyre jashtë vazhdon të mbetet i paqartë meqë as njëri e as tjetri nuk kanë dhënë ndonjë shenjë publike për fansat.