Alarm për bombe në aeroportin e Sofjes

Në aeroportin e Sofjes është duke u zhvilluar një operacion special policor për shkak të alarmit për bombë të vendosur, njoftojnë mediat e Sofjes.

Pasagjerëve dhe vizitorëve në të dy terminalet u është kërkuar që të dalin menjëherë nga ndërtesat dhe të presin përfundimin e aksionit të policisë. Kërcënimi për bombë në atë aeroport është marrë rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale. /MIA