Luizi e riktheu si hit këngën e tij, reagon Ghetto Geasy

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania, këngëtari Luiz Ejlli po shfaq dhe talentin e tij në muzikë, ku një pjesë e publikut e kishte harruar, për shkak se ai ishte prej disa vitesh jo aktiv.

Një prej këngëtarëve që Luizi i këndon shpesh këngët e tij është dhe reperi nga Kosova, Getoar Selimi, ose i njohur ndryshe me emrin e artit si “Ghetto Geasy”.

Pas disa ditëve, reperi ka vendosur të reagoi përmes videove në “Instastory”. Ai e quajti Luizin “BABA” duke treguar kështu që e përkrah publikisht për fitoren e madhe.