Akuzat e reja nga Specialja, Selimi: Nuk kam të bëj asgjë me krimet e prezantuara në aktakuzë

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale për akuzat e reja të konfirmuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në fjalën e tij, Selimi ka deklaruar edhe një herë se nuk ka të bëj asgjë me krimet e prezantuara në aktakuzën e prokurorisë, shkruan lajmi.net.

“I kam lexuar edhe kuptuar dhe e pohoj edhe një herë se nuk kam të bëj asgjë me krimet as me akuzat e prezantuara në këtë aktakuzë”, ka thënë shkurt Selimi.

Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat kundër tij.

“I nderuar gjykatës, më lejoni të deklarohem i pafajshëm si dhe në të gjitha pikat tjera të aktakuzës”, ka thënë Selimi.

Të pafajshëm për akuzat e reja janë deklaruar sot edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.