Aksioni ”Zinxhiri” – të implikuar 26 persona fizik dhe 28 juridik!

Në bazë të veprimeve të deritashme parahetimore dhe kallëzimit penal të dorëzuar nga Drejtoria e Policisë Financiare, Prokuri Publik nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 26 pronarëve dhe drejtuesve të 28 subjekteve juridike, siç njofton Klan M, për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë kryer vepra penale “Bashkim kriminal”, fshehje tatimesh dhe larje parash.

”Nga dëshmitë e grumbulluara ekzistojnë dyshime të bazuara se tre persona si organizatorë, bashke më tret ë tjerë, gjatë vitit 2019, në Negotinë kanë krijuar një grup që ka patur qëllim kryerjen e veprave penale “Fshehje tatimesh” dhe “Larje parash”. Pjesëtarë të grupit, sipas Prokurorisë, në vitin 2019 bëhetn edhe 7 nga të dyshuarit. Gjatë vitit 2020 grupit i bashkangjiten edhe 11 pjesëtarë tjerë, kurse në vitin 2021 edhe tre të tjerë, pronarë dhe drejtues të subjekteve juridike” – thonë nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Ndryshe, Policia Financiare, paraprakisht kishte njoftuar se me asistencë të njësive të MPB-së, në orët e hershme të mëngjesit ka kryer bastisje dhe arrestime nëpër disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër.

Nga Policia Financiare thanë se aksioni në fjalë është rezultat i procedurës parahetimore disamujore të krimit ekonomik me emrin e koduar “Zinxhiri” për vepra penale kundër financave publike, qarkullimit pagesor dhe ekonomisë. /KlanMacedonia/