Aksioni ‘stuhia’/ Dështon skenari i Putinit për luftë botërore – ja si ia prishi planet Amerika

Janë bërë 13 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku Rusia po vazhdon me sulmet, bombardimet dhe kërcënime e saj.

Krahas këtyre zhvillimeve dramatike, po kërcënohet me sulme bërthamore nga Rusia, gjë e cila do të shkaktonte një katastrofë botërore.

Me këto zhvillime te hovshme, po kërcënohet edhe shtetet tjera të Evropës, përfshirë edhe Kosovën.

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj komentoi luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë.

Fillimisht, ai u shpreh planifikimi rus ka qenë më i thellë se pushtimi i Ukrainës, duke synuar edhe shtrirjen e ndikimit të saj në rajonin e Ballkanit dhe de stabilizimin e tij.

“Nëse do t’i bënim një analizë të thellë planifikimeve ruse për luftën e cila pondodhë në Ukrainë, lirisht mund të konkludonim se brenda këtij plani ka qenë i involvuar edhe destabilizimi i Ballkanit Perëndimor.

Rusia do ta përdorte ketë jo vetëm për të shtrirë ndikimin e saj por edhe për zgjerim të konfliktit, në mënyrë që bota demokratike nuk do të ishte në gjendje për një reaksiontë shpejt. Plani rus ka qenë një pushtim i shpejt i Kievit në të cilin ka qenë e kalkuluar kapja, dorëzimi dhe zëvendësimi i dhunshëm i udhëheqjes shtetërore në Ukrainë, duke instaluar qeveri kukull”, deklaroi analisti.

Image

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj

Sipas Duhanajt, planin e shtetit të Putinit për të nxitur luftë edhe në shtetet e tjera, përfshirë Kosovën, e ka zbuluar Amerika dhe Anglia, të cilat morën masa parandaluese.

“Për mendimin tim nëse do ta realizonte planin në Ukrainë rreziku që të kemi luftë botërore kishte me qenë 100 % me i madh pasi që shtetet për rreth nuk do ta prisnin njëra tjetrën dhe do binin nga frika. Pastaj rreziku ka qenë që menjëherë përmes Rumanisë të depërtojë në Serbi gjë që do ta krijonte lidhjen e drejtpërdrejtë Rusi-Ballkan.

Në një rast të tillë serbët e Ballkanit do ta ndiznin luftën duke sulmuar fqinjët gjithandej dhe lufta do të përhapej gjithandej Evropës dhe botës. Ky skenar, sa duket iluzionar është edhe shumë real. Falë Zotit ShBA-së dhe Anglisë që me gjasë një rrezik të tillë e kanë hetuar shumë më herët dhe i kanë marrë masat parandaluese në Kiev, në të cilat edhe u përplas Rusia”, theksoi ai.

Serbia, por edhe serbët në rajonin e Ballkanit janë de motivuar për të marrë ndonjë nismë për luftë

Më tej, analisti vlerësoi se shteti rus veçse e ka humbur luftën dhe superfuqinë e saj, ku paralajmëroi edhe një organizimi të një aksioni të quajtur ‘Stuhia’.

“Tani Rusia në kontekstin e një lufte konvencionale e ka humbur luftën, fytyrën dhe rolin e saj si superfuqi. Rusia në ketë luftë mund të bëj dëme të mëdha në Ukrainë por assesi ta fitoj më.

Madje jam i bindur se nëse do të ndodhë një organizim të mirë, në fund mund të ndodhë njëaksion “Oluja=stuhia”siç e bënë kroatet në regjionin e Kninit duke i larguar separatistët serb komplet nga Kroacia”, potencoi Duhanaj.

Krahas kësaj, ai konsideroi se Putini nuk do të bëjë luftë bërthamore, pasi në këtë mënyrë do ta shkatërronte jo vetëm botën, por edhe vet shtetin e tij, Rusinë.

“Rusia nuk ka alternativë, pasi që edhe një luftë bërthamore përpos dëmeve të mëdha që do t’i shkaktonte botës, Rusinë do ta shkatërronte të terën. Bazuar në këtë situatë, edhe Serbia, por edhe serbët në rajonin e Ballkanit janë de motivuar për të marrë ndonjë nismë, e cila në këto rrethana do të ishte vetëvrasje për ta.

Në këto rrethana, mendoj që lufta do të vazhdojë akoma. Rusia do të përdor të tërë arsenalin konvencional duke kombinuar me atë diplomatik, që të gjejë rrugëdalje nga kjo rrugë pa krye, në të cilën është futur. Për mendimin tim, fundi i tërë kësaj do të përfundoj në tavolinë ku rusët do të bëjnë përpjekje të nxjerrin sado pak.

Epilogu do të varet nga vullneti dhe morali luftarak ukrainas, që në një fazë të mëvonshme për t’iu kthyer në kundër ofensivë. Kjo do të varet edhe nga vullneti i komunitetit ndërkombëtar, sa do ta përkrahin një gjë të tillë”, nënvizoi analisti.

Krejt në fund, Duhanaj kërkoi nga Kosova qëtë koordinohet me KFOR-in dhe NATO-n.

Po ashtu, ai tha se duhet ta shfrytëzojmë klimën anti Rusi që të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës.

“Si konkluzion, mund të themi se rreziku edhe për ne ka qenë tejet i madh, por ka rënë në muret e Kievit. Tani akoma ekziston një rrezik global i shpërthimit të një lufte bërthamore, por në ketë rrezik, ne nuk kemi asnjë mundësi të ndikojmë.

Pa e marrë parasysh, konsideroj që ne duhet të jemi vigjilent, të koordinohemi me KFOR-in dhe NATO-n. Ta shfrytëzojmë klimën anti Rusi që të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës. Të kërkojmë me ngulm njohjen nga pesëshja mos njohëse e BE-së. Pra ta organizojmë një ofensivë diplomatike në të gjitha drejtimet, në mënyrë që një sfidë të madhe ta shndërrojmë në fitore të madhe”, përfundoi Leon Duhanaj për “Bota sot”.