Aksion policor gjatë natës në Shkup, disa persona përfundojnë në pranga për dyshime për krim të rëndë financiar.
Forcat policore kanë zhvilluar gjatë orëve të vona të natës një aksion në disa lokacione në Shkup, nën dyshimet për keqpërdorime financiare gjatë procedurave për regjistrimin e automjeteve.
Në aksion kanë marrë pjesë pjesëtarë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, ndërsa gjatë kontrolleve janë ndaluar dhe shoqëruar disa persona.
Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni është përshpejtuar pasi njëri prej të dyshuarve kryesorë dyshohet se ka tentuar të largohet nga vendi. Pas këtij zhvillimi, organet hetimore kanë ndërmarrë masa dhe kanë nisur realizimin e aksionit.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur të gjitha detajet e rastit, ndërsa autoritetet po hetojnë një dëm financiar që dyshohet të kalojë shifrën prej 13 milionë denarësh.



