Aksion i madh kundër krimit: 20 të arrestuar, bastisje në 36 lokacione

Pas një hetimi disa mujor, policia ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal prej 21 personash, 20 nga Prilepi dhe një nga Shkupi, të dyshuar për trafikim të drogës dhe pastrim parash. Më 30 shtator janë kryer kontrolle në 36 lokacione – 33 në Prilep, dy në Shkup dhe një në Strugë. Nga aksioni janë arrestuar 20 persona. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar lëndë të dyshuara narkotike, armë dhe municion, para në denarë dhe valuta të huaja, automjete, motoçikleta, telefona, peshore dhe pajisje të tjera. Policia ka dorëzuar kallëzim penal ndaj 21 personave në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për vepra që lidhen me trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave. Rasti është nën hetim dhe të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.