Aksidenti mes motoçikletave në “Xhon Kenedi” të Shkupit, 9-vjeçari lufton për jetë

MPB njofton se dje rreth orës 17.00 në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup në një aksident trafiku midis një motoçikleta “Honda” me targa të Shkupit që po drejtohej nga F.P. (43) dhe një katërçikli “BPR kan-am renegade” me targa të Shkupit që po drejtohej nga B.A. (42) nga fshati Batincë kanë mbetur rëndë të lënduar personi nga Batinca dhe pasagjeri i tij 9 vjeç.

“F.P. dhe pasagjeri i tij i mitur nëntë vjeçar B.A. janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i mituri është në rrezik për jetë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Loading...