Aksident në Shkup, del nga rruga një veturë e policisë

Mbrëmë në rrugën 172 në Shkup një polic me veturën e tij zyrtare ka dalë nga rruga.

Nga MPB-ja njoftojnë se polici ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe më pas ka ndodhur aksidenti.

Polici ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”, Shkup.