Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim Milun Milenkoviqit për sulm terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it Millun Milenkoviq, i njohur si Llune.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Milenkoviq është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprës penale “Sulmi terrorist” që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar.

Në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës Dejan Pantiq.

Po ashtu Milenkoviq dyshohet edhe për veprat penale tjera të ndërmarra ndaj ushtarëve të KFOR-it, ku për këto dyshime Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke mbledhur prova dhe dëshmi që e implikojnë të njëjtit edhe në kryerjen e veprave tjera penale.