Akoma pa nisur dita mirë, Neymari merr pesë dhurata të veçanta

5 shkurti njihet si datë në të cilën shumë futbollistë festojnë ditëlindjen e tyre, e Neymar gjithashtu është në atë listë.

Ai, sot ka postuar një video ku shihet se si ka kërkuar rreth shtëpisë për dhurata që i kanë përgatitur familjarët e tij.

Braziliani njihet për një jetë të shtrenjtë dhe me shumë kualitet, mirëpo këto dhurata ishin më shumë të përgatitura nga vetë fëmijët./Lajmi.net/