Pa ujë sot disa rrugë në Shkup

Pa ujë sot do të jenë konsumatorët e rrugëve “Marko Cepenkov”, “Ivan Kozarev”, “Tome Tomshiç”, një pjesë e “Hristo Tatarçev”-it, “Hristofer Zhefaroviq”-it, “Roman Kaskalieviq-it” dhe një pjesë e Alia Avdoviq”-it, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Ndërprerja në furnizimin me ujë të rrugëve “Marko Cepenkov”, “Ivan Kozarev”, “Tome Tomshiç”, një pjesë e “Hristo Tatarçev”-it, është për shkak të kryerjes së ndërlidhjes së ujësjellësit F100mm në rrugën “Marko Cepenkov” 11 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e defektit.

Ndërkaq, ndërprerje në furnizimin me ujë në rrugët “Hristofer Zhevaroviq”, “Roman Kaskalieviq” dhe një pjesë e rrugës “Alia Avdoviq” është për shkak të defektit në tubacionit të ujësjellësit F 1″ në rrugën “Hristofer Zhefaroviq” 7/13 dhe, gjithashtu, do të zgjasë deri në përfundimin e defektit./TV21