Ajdini: Një kryetari i vendosur kundër korrupsionit, do ta ftonte Merkon të dorëhiqej

Imagjinoni çfarë thot tipi: “Merko ka pushuar anëtarësinë në organet e partisë që mos të shfrytëzohet se është nën mbrojtje të partisë përmes ndikimeve që partia mund t’i ketë në organet e hetuesisë.”

E pranon zotëria që partia ndikon në hetuesi dhe mundohet të thotë kinse me tërheqjen e Merkos kjo nuk bëhesha. Por partia Merkon e ka mbrojtur me vite të tëra, përndryshe përse duhej që Amerikanët të na tregonin që ai është i korruptuar?! E vërteta është që partia ende e mbron Merkon pavarësisht mungesës së anëtarësisë së tij formale në BDI.
Por e rëndësishme është se neve si qytetarë pak na intereson a është Ramiz Merko pjesë e organeve të BDI-së apo jo, sepse ajo don të thotë pak për atë se çfarë mund të bëj Ramiz Merko në këto momente.

Rëndësi ka që Ramiz Merko edhe pse është i dyshuar dhe akuzuar për korrupsion nga DASH, ende është në pozitën e kryetarit të komunës, dhe me këtë ai mund ta vazhdojë vjedhjen e parave tona, por edhe fshehjen e fakteve të cilat mund ta dëshmojnë përfshirjen e tij në korrupsion. Kjo duhet të na interesojë dhe shqetësojë të gjithëve.

Një njeri i përgjegjshëm do të kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës në momentin që DASH i ka përmendur emrin për korrupsion. Por Merko nuk është i tillë!
Një kryetar partie i përgjithshëm dhe i vendosur sinqerisht që ta luftojë korrupsionin përveç përjashtimit nga strukturat e partisë, do t’i kishte kërkuar privatisht dhe publikisht Ramiz Merkos që të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës. Por Ali Ahmeti nuk është i tillë!

Një opozitë e përgjegjshme do të kishte mobilizuar popullin dhe do të kishte protestuar para komunës deri në momentin që Ramiz Merko të tërhiqej. Por opozita nuk është e tillë!
Një sistem i mirëfilltë i organizimit të komunave do të mundësonte që Ramiz Merko të mos ishte i paprekshëm në pozitën e tij të kryetarit. Por edhe sistemi nuk është i tillë!
Kështu është Maqedonia: sistem i kalbur nga njerëzit të cilët na mendojnë të gjithëve për budallenjë dhe që mund të na blejnë.

*Omer Ajdini, shkrim i publikuar ne profilin e tij ne facbook